Atdhe Nuhiu "tradhëton" Shqipërinë: Dua të luaj për Austrinë
Atdhe Nuhiu
U ndjemë shumë krenarë kur mundi ti shënonte Manchester City-t, por sot vjen një lajm që na zhgënjen të gjithëve. Atdhe Nuhiu ka injoruar ftesat e Kombëtares shqiptare dhe kosovare dhe është shprehur se ëndrra e tij është që të luaj me Kombëtaren e Austrisë.

"Sinqerisht, unë kam luajtur me të gjitha skuadrat e grupmoshave të Austrisë dhe synimi im i vetëm është të luajë me skuadrën përfaqësuese të Austrisë. Ky është qëllimi im", ka thënë Nuhiu për portalin austriak "sportnet.at".

"Shpresoj se do ta zëvendësojë Marc Janko, kur karriera e tij e mrekullueshme të përfundojë"m vijoi Nuhiu, që me këtë veprim ka irrituar jo pak tifozët shqiptarë. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 17:59
sami gjoka
e Martë 20 Janar 2015, Ora 17:45
qe ne fytyre duket si tradhetar e do te perfundoi me keq se adnani edhe ky ai njeri qe ska rrespekt per gjakun qe ka ne dej eshte njeri i vogel qe si hyn pune askujt perderisa nuk rrespekton veten e tij se nga vjen e kush eshte - kemi yjet tona Hysa e Lila cana e linjan, mavraj e gash- xhak e balja-cikallesh Remy mano se shpejti- qe ne ardhte bashke me donis avdijan te ne ruajn bolet gjermani e brazil e jo me bleget e adnanit apo astriaket e ketij bullarit tre metra te gjate
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori