Autori i golit kundër Shqipërisë: Na duhej ajo fitore
Pëlqej
Antonio Candreva, ka thënë se kombëtarja Azzure është dashur të fitonte patjetër.

Sulmuesi italian ka qenë ndër më të mirët në këtë takim.

“Duhet të fitonim patjetër këtë ndeshje dhe ia arritëm. Vinim pas dy rezultateve jo të mira ndaj Spanjës dhe Maqedonisë, ku me të drejtë jemi kritikuar për shkak të ndeshjeve jo të mira”.

“Gjithsesi, sot me apo pa lojë të bukur, duhet të merrnim tri pikë në këtë takim. Shqipëria më befasoi, i uroj suksese”, u shpreh Candreva për mikrofonët e Supersport.

Italia mbyllë kualifikimet nga vendi i dytë, ku do të luaj në playoff për t’u kualifikur në Botërorin, Rusia 2019. /albeu.com /
Shtuar më 10/10/2017, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori