Babai i jep lamtumirën prekëse Leos: Engjëlli i babit u largua nga jeta
Pëlqej
Foto ilustruese
Klubi i Partizanit ka pësuar një humbje të madhe ditën e sotme.

Bëhet fjalë për tifozin special të tyre, vogëlushin Leo Cara i cili ka humbur betejën me sëmundjen e tij që e mbante prej vitesh në karrocë.

Leo ka qënë shumë i apasionuar pas futbolit dhe skuadrës së tij të zemrës, Partizani.

Edhe pse në karrocë me rrota, Leo Cara nuk linte ndeshje të Partizanit pa ndjekur dhe përkrahur në stadium.

Dashuria e tij për fanelën e kuqe e identifikoi Leon si një prej mbështetësve më specialë të të kuqve.

Por sot lajmin për humbjen e tij e ka dhënë i ati, me një lamtumirë prekëse:

"Engjelli i babit u largua nga jeta.
Gjithmone i pazevendesueshem do jesh o Leo i babit.
U prefsh ne paqe Leo.
Do te kujtoj gjithmone sa te kem fryme.
Sot ne oren 14:00 ne tufinë behet varrimi."

Shtuar më 27/09/2018, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori