Bekim
Balaj ishte njëri nga protagonistët e Kombëtares shqiptare në dhunën që pllakosi në stadiumin e Partizanit të Beogradit më 14 tetor. Madje sulmuesi mori sërish skenën në
Beograd, sikundër në Portugali me perlën që i dha tri pikët Shqipërisë, për faktin se mbrojti flamurin edhe nën karriget dhe dhunën që serbët ushtruan ndaj tij në fushën e lojës.
"Jemi ende në efekt, pasi është
vendimi i UEFA-s që na bën të na rrijë mendja më gjatë aty. Nuk e pritshim këtë, sidomos duke e ditur se çfarë përjetuam. Ky ishte
vendimi më i disfavorshëm që mund të merrej. Pjesa e trepikëshit ka rëndësi të madhe për ne dhe në
Beograd mendoj se po luanim të barabartë. Gjithçka ndodhi jo për fajin tonë dhe në fund mbesim me minus tri pikë, vërtet e pakuptueshme”, tha
Balaj për portalin "sporti1.com".
"U bë një padrejtësi nga UEFA, e cila është përgjegjësja kryesore. Ndoshta në Apel mund të ketë përmirësim të situatës, por unë nuk kam shumë besim. Në gjykimin tim,
vendimi u mor nga kokat e UEFA-së", vijoi sulmuesi i Kombëtares.
Shkodrani kujton edhe një herë momentin e minutës së 42-të, i cili çoi në ndërprerjen e lojës. "Kur e pamë flamurin ishte për ne të gjithë lojtarët një moment krenarie, se gjithë ndeshjen, me ato fyerje me ato ulërima që i dëgjuam me ardhjen e flamurit, sikur u ndjemë edhe në të fortë.
Mendoj se reaguam ashtu si çdo shqiptar që do të reagonte". /albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014,
ora 11:56