Barazon Valladolid, Rama jep asistin (VIDEO)
Real Valladolid nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 përballë Levantes në ndeshjen hapëse të javës së 25 të La Liga-s. Skuadra e Valdet Ramës, që lufton për mos rënien një kategori më poshtë, u fut në fushë me synimin e vetëm tre pikët, por ndeshi në një Levante që synon seriozisht Kupat e Europës.

Miqtë kaluan në avantazh që në minutën e 25 me autor Victor Casadesus, ndërsa Valladolid barazoi në minutën e 52 me anë të Javi Guerra, pas një asisti të Valdet Ramës.

Me këtë barazim Valladolid gjendet në vend të 18 me 22 pikë, ndërsa Levante në vend 7 me 35 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 22/02/2014, ora 10:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori