Basha: Mungesa në Beograd, pengu i jetës sime
Migjen Basha nuk ishte pjesë e Kombëtares shqiptare ndaj Serbisë për shkak të dëmtimit në ndeshjen. Mesfushori kosovar thotë se do t’i mbetet merak për tërë jetën që nuk ishte në Beograd.

"Më besoni, ndeshjen e kam shikuar në këmbë nga adrenalina. Kurse, pas ndeshjes nuk kam fjetur fare. Do më mbetet merak për tërë jetën që nuk ishaBeograd. Të nesërmen kam udhëtuar drejt Gjermanisë për një kontroll mjekësor. Nuk mund ta imagjinoja se çfarë kanë bërë ata trima për ta mbrojtur flamurin. Ndeshjen e kam shikuar me shoqëri dhe jam dridhur nga emocionet, më shumë sesa të isha në fushën e gjelbër. Shokët kanë marrë hak për mua dhe gjithë shqiptarët", ka thënë Basha për gazetën "Express". /albeu.com/


Shtuar më 18/10/2014, ora 10:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori