Bastet, Danimarka favorite ndaj Shqipërisë
As atmosfera shumë entuziaste për debutimin e Kombëtares Shqiptare në stadiumin e ri "Elbasan Arena", nuk ka bërë që kompanitë kryesore të basteve në Botë ta shohin kombëtaren kuqezi si skuadrën favorite për të triumfuar në takimin e kësaj të Shtune ndaj Danimarkës.

Për bookmakersat britanikë të "William Hill" është kombëtarja nordike skuadra që ka më shumë shanse për të triumfuar në "Elbasan Arena". Me koeficientin 2.25 e kuoton "William Hill" fitoren e Danimarkës, një koeficient ky që nëse vendos bast 1 Euro për suksesin e skandinavëve fiton 2.25 Euro. Koeficenti që sfida të përfundojë në barazim është 3.1, ndërsa fitoren e Shqipërisë bookmakersat anglezë e kuotojnë me koeficientin 3.4, një kuotë disi e lartë por jo pamundur që të realizohet.

Te "William Hill" për sfidën mes Shqipërisë dhe Danimarkës mund edhe të vendoset bast se cili do të rezultati i saktë i ndeshjes. Opsionet më të mundshme për nga koutat janë barazimi 1-1 si dhe fitorja e danezëve 1-0, këto dy lloj bastesh kanë koeficientin më të ulët në gjetjen e rezultatit të saktë të sfidës, vetëm 6.5. Megjithatë edhe fitorja 1-0 e kombëtares kuqezi nuk është se kuotohet shumë më lartë, pasi ka koeficientin 8.

Në ndryshim nga Danimarka "William Hill" e shikon akoma të lehtë suksesin e Serbisë në ndeshjen tjetër të Grupit I. Mungesa e yllit të saj Mkhitaryan ka dobësuar shumë Armeninë dhe për bookmakersat britanikë suksesi i kombëtares ballkanase kuotohet me koeficientin 1.67. 3.60 është kuota që kjo sfidë të përfundojë në barazim ndërsa një triumf i mundshëm i vendasve paguan shumë mirë pasi ka koeficientin 5.5. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2014, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori