Fëmijët dhe Kombëtarja, kuqezi që në djep (FOTO LAJM)

Seadi, Tiranë
Përballja Serbi-Shqipëri pritej me shumë interes mes shqiptarëve, të cilët e donin me çdo kusht një fitore ndaj tyre. Atmosfera para ndeshjes ishte shumë e nxehtë dhe festive, aq sa vështirë të gjeje një profil në Facebook pa flamurin kombëtar.

Sheshe, ambjente publike, lokale etj ishin të tejmbushura dje, ndërsa kësaj feste nuk i mungonin as fëmijët, madje edhe ata më të vegjëlit.

Portali Albeu sjell në foto-galerinë e mësipërme disa prej fotove më interesante që kanë bërë xhiron në rrjetet sociale ku tregohet se shqiptarët e mësojnë dashurinë për vendin e tyre që në vogëli, ose më mirë që në djep. /albeu.com/
Shtuar më 15/10/2014, ora 14:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori