Befason Panucci, lë jashtë Agollin në formacionin anti-Izrael
Shqipëria mbrëmjen e sotme do të përballet me Izraelin në "Elbasan Arena" për ndeshjen debutuese në Ligën e Kombeve.

Ndërkohë është zbuluar edhe formacioni me 11 lojtarët titullarë për këtë ndeshje, por ajo që vihet re është lënia jashtë e Ansi Agollit edhe pse Panucci ka deklaruar se do të provojë lojtarët me eksperiencë.

Formacioni që do të zbresë në fushë kundër Izraelit: Strakosha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Binaku, Xhaka, Basha, Memushaj, Gavazaj, Hyka, Guri.

Ndërkohë që shirtin e kapitenit do e mbajë Jahmir Hyka, sipas rregullit të Panuçit, mesfushori shtatshkurtër është lojtari me më shumë prezenca në ekipin kombëtar.
Shtuar më 07/09/2018, ora 17:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori