Bekim Balaj flet për herë të parë si lojtar i Sturm Graz
Bekim Balaj është prezantuar sot zyrtarisht si futbollisti i Sturm Graz në Austri.

Në një konferencë për mediat, shkodrani u shpreh se me zor po pret të jetë i gatshëm për ekipin në fushën e blertë, para tifozëve.

Balaj theksoi se për qytetin dhe klubin i ka folur një tjetër shkodran, që prej vitesh ka qenë në Austri, si Hamdi Salihi.

Kur firmosa, isha i emocionuar, dhe me zor prisja të nisja stërvitjen me ekipin. Sot ishte dita e parë, dhe më shumë ishte stërvitje individuale. Me rëndësi është që fillova të njoh klubin, njerëzit që punojnë këtu, dhe është nisje e mirë për mua. Me zor po pres të luaj në stadium para tifozëve tanë, për të cilët nga ajo që kam dëgjuar, janë tifozë të mëdhenj.

Që kur kam ardhur, kam parë një ekip të motivuar. Ndeshja e parë e Shturmit nuk ishte shumë e mirë, por tani po presim për rezultate më të mira në ndeshjen e radhës në shtëpi. Po pres të jem pjesë e skuadrës dhe të jap gjithçka në fushë.

Jam mësuar me presionin. Ne sulmuesit kemi gjithmonë presion për të shënuar gola. Po punoj këto ditë, dhe po mundohem të jem gati sa më shpejt për ekipin.

Kam dëgjuar për Shturmin, më ka folur Hamdi Salihi. Më ka dhënë disa informacione bazike për ligën këtu, dhe për Shturmin, stadiumin, qytetin. Përshtypja e parë ka qenë pozitive, teksa e kam prekur vetë. Shpresoj të kem kujtime të mëdha në këtë qytet dhe klub.” – deklaroi Balaj.
Shtuar më 26/07/2019, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori