Bento: Kujdes Shqipërinë, na hapi telashe në 2009-n
Pëlqej
Trajneri i Portugalisë, Paulo Bento, nuk e ka marrë me qetësi takimin e parë eleminator për "Euro 2016" ndaj Shqipërisë. Në një intervistë dhënë mediave portugeze, ai ka saktësuar se kuqezinjtë janë një skuadër ndaj të cilëve duhet pasur kujdes.

"Unë gjykoj se do kemi përballë një kundërshtar të vështirë për t’u mundur, i cili i hapi shumë punë edhe Zvicrës në edicionin e fundit të kualifikimeve për në botëror. Edhe neve vetë kemi pasur probleme ndaj kësaj skuadre. Nëse ju kujtohet, në kualifikimet e Botërorit 2010 patëm dy ndeshje shumë të vështira ndaj tyre. Gjithsesi objektivi ynë është fitorja me çdo kusht ndaj do përgatitemi për ta nisur mbarë", është shprehur Bento.

Për ndeshjen ndaj Shqipërisë tekniku luzitan nuk do të ketë të gatshëm yllin e skuadrës Cristiano Ronaldo. /albeu.com/

Shtuar më 03/09/2014, ora 17:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori