Bento: Të detyruar të fitojmë kundër Shqipëriisë
Pëlqej
Trajneri i kombëtares portugeze të futbollit, Paulo Bento, deklaroi në konferencën në vigjilje të sfidës eleminatore kundër Shqipërisë se e njeh mirë potencialin e kombëtares kuqezi, por shtoi se Portugalia e ka të detyrueshme fitoren në ndeshjen që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20.45.

"Shqipëria është një skuadër e kompletuar, e organizuar dhe që e di mirë se çfarë duhet të bëjë në faza të ndryshme të lojës. Është përmirësuar shumë në vitet e fundit, por kjo gjë nuk do të ndryshojë strategjinë tonë. Duhet të marrim frenat e lojës në dorë që në minutat e para dhe duhet të jemi më të mirë se kundërshtarët. Kemi detyrimin për të qenë më të mirë se Shqipëria", theksoi Bento.

Trajneri portugez pranoi se do të ketë disa ndryshime në formacionin titullar ndaj kombëtares sonë: "Kemi në grup lojtarë që grumbullohen për herë të parë në kombëtare dhe disa të tjerë që nuk kanë qenë shpesh me ne. Është e natyrshme që të ketë disa ndryshime". /albeu.com/
Shtuar më 07/09/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori