Berisha: Adnan Januzaj, ylli i futbollit europian
Çështja "Januzaj" ka prekur edhe ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha. Ish kreu i Partisë Demokratike i ka dedikuar një postim në profilin e tij në Facebook talentit shqiptar të Manchester United duke shpresuar se pas 5 vjetësh ai do të përfaqësojë Shqipërinë në Botërorin e Moskës.

Por Berisha premton edhe diçka tjetër: cilido qoftë kombëtarja që zgjedh Adnan Januzaj ai do të jetë tifozi i tij në "Brazil 2014".


"Ky eshte Adnan Januzaj, ylli i futbollit europian.

Adnanin, 20 vjeçarin me origjine shqiptare, qe tani luan me Manchester United, te gjithe e kerkojne. Po vendosi te shkoje ne Brazil une do te jem me skuadren e tij, me shprese dhe besim te madh se pas 5 vjetesh ai do te jete nje yll boteror ne ekipin tone kombetare ne Moske. Per ta pershendetur sot dhe si nje xhest krenarie le te shperndajme foton e tij tek te 23 milione miqte tane ne mbare boten dhe t'i urojme shume suksese! sb", shkruan në Facebook ish kryeministri Sali Berisha. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2013, ora 15:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori