Berisha: Po bëhem gati për Evertonin, dua të bëj sërish një ndeshje të mirë
Pëlqej
Etrit Berisha, u shpreh mjaft i kënaqur të përfundim të ndeshjes së javës së tretë në Serinë A ku skuadra e tij mposhti me përmbysje Sasuolon.

“Jemi të lumtur që fituam këtë ndeshje, ne kemi luajtur kundër një kundërshtari shumë të vështirë, që bënte shumë presing, bëri një ndeshje të mirë. Por ne i deshëm më shumë këto tre pikë, këtë fitore, që erdhi në fund, edhe pse nuk luajtëm shumë mirë, sidomos në pjesën e dytë, por në fund morëm atë që deshëm.” tha gardiani i portws shqiptare pwr fitoren e arritur.

“Fitorja ishte vendimtare, në dy ndeshjet e mëparshme që bëmë, luajtëm shumë mirë, por nuk morëm pikë. Këtë herë luajtëm më pak mirë por morëm pikët. E rëndësishme tani është të marrësh pikë, se u bënë tre ndeshje dhe nuk duhej të qëndronim pas, se jemi skuadër e fortë, kemi ambicie. Na shërbeu edhe për të shkuar më të përqendruar te ndeshja me Evertonin.” tha ai.

“Duhet të përgatitim ndeshjen që nga dita e nesërme. Kemi pak kohë, por jemi të bindur se mund të bëjmë një ndeshje të mirë.” tha ai për ndeshjen ndaj Evertonit në Ligën e Europës. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2017, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori