Berisha pret pasaportën suedeze për Lazion
E ardhmja e Etrit Berishës, do të vendoset menjëherë pas miqësores Shqipëri–Armeni, ku 25-vjeçari pritet të luajë titullar në formacionin e De Biazi. Mediat Suedeze duke iu referuar një pronocimi të portierit të Kalmarit, sigurojnë se brenda pak ditësh do të mësohet destinacioni i tij i ri, që me shumë mundësi do të jetë në Serie A.

E ndërsa Chievo pretendon se parakontrata e nënshkruar muaj më parë me Berishën është e rregullt, mediat pranë Lacios sigurojnë që zyrtarizimi i transferimit të futbollistit në Romë është çështje kohë. Etrit Berisha pritet të marrë pas disa ditësh pasaportën e Suedisë, që do t’i lejonte aktivizimin si komunitar me të gjitha skuadrat europiane. Këtë zhvillim pret edhe Lacio, për t’u hedhur në sulmin final për Berishën, i cili ka edhe 6 muaj kontratë me Kalmar.

Titullari i kombëtares kuqezi është shprehur vazhdimisht që dëshira e tij është që edhe Kalmari të përfitojë dicka nga transferimi i tij në Serie A, por nëse Lacio vendos të mos shpenzojë për kartonin e tij, atëherë 25-vjeçari do të luajë deri në dhjetor në kampionatin suedez. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2013, ora 17:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori