"Berishës i premtuan Europa League-n, por..."
Mateo Materazzi, menaxheri i ish-portierit të Lazios Albano Bizzarri, ka lëshuar dje një deklaratë, ku ka implikuar edhe portierin e kombëtares shqiptare Etrit Berisha.

Sipas Materazzit, Berisha nuk pranoi që të shkonte te Chievo, sepse iu premtua diçka nga drejtuesit e Lazios, por që për momentin nuk është bërë ende realitet.

"Pak para mbyllje së merkatos unë fola me drejtorin Igli Tare, i cili më tha se Lazio i kishte tashmë tre portierë, duke iu referuar Marchettit, Berishës dhe Strakoshës, ndaj gjykova që Bizari duhej të largohej menjëherë. Mesa di unë, Berisha zbarkoi në Romë me idenë se ai do të ishte portieri titullar i Lazios në Europa League. Dukej qartë se atij i ishte premtuar diçka, ndaj edhe nuk pranoi që të shkonte te Chievo. Por tani më duket se drejtuesit e klubit janë bërë pishman që i kanë bërë atë premtim", ka pohuar menaxheri i Bizzarrit.

Etrit Berisha, i cili shkoi te Lazio më 2 shtator të këtij viti, deri tani nuk ka luajtur qoftë edhe një minutë. /albeu.com/
Shtuar më 03/11/2013, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori