Besart Berisha i mbyll dyert Shqipërisë
Pëlqej
Besart Berisha i mbyll përfundimisht dyert kombëtares shqiptare të futbollit. Në një intervistë për të përditshmen kosovare "Zëri", sulmuesi i Melbourne Victory në A-League, deklaroi se ka biseduar me trajnerin e përfaqësueses kuqezi Gianni De Biasi dhe deri në momentin që do të jetë duke luajtur në Australi, ai nuk mund t’i bashkohet Shqipërisë, shkaku është largësia e madhe mes dy vendeve.


Në vijim të intervistës Berisha tha se ai mund të angazhohet sërish për të luajtur me Kombëtaren Shqiptare vetëm nëse rikthehet sërish te një klub Europian, por duke ditur faktin që vetëm pak para muajsh 29-vjeçari firmosi një kontratë 2-vjeçare me Melbourne Victory, që të ndodhë diçka e tillë është thuajse e pamundur.

Ish-lojtari i Brisbane Roar theksoi gjithashtu se dëshira për të luajtur përsëri me Shqipërinë apo qoftë edhe me Kosovën ekziston, megjithatë për momentin një gjë e tillë është e pamundur.

Transferimi nga Brisbane Roar te Melbourne Victory ishte një nga më të rëndësishmit për Berishën në karrierën e tij sa i përket aspektit financiar, pasi për dy vite te skuadra e drejtuar nga trajneri Kevin Muscat lojtari i lindur në Prishtinë do të përfitojë 1,5 milionë dollarë. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2014, ora 13:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori