Besiktas në sulm për Taulant Xhakën
Taulant Xhaka
Edhe pse pak ditë më parë firmosi rinovimin e kontratës me Baselin Taulant Xhaka vijon të tërheqë vëmëndjen e shumë klubeve në Europë. Pas disa emrave të mëdhenj të futbollit italian, futbollisti i Kombëtares shqiptare ka përfunduar në orbitën e gjigandit turk Besiktas.

Mediat e vendit turk shkruajnë se do të kishte qënë shumë më e lehtë për klubin e Fikret Orman nëse interesimi i tyre për Xhakën do të ishte vinte përpara së Taulanti të zgjaste marrëveshjen e tij me zviceranët. Gjthsesi nëse Besiktas i paraqet drejtuesve helvetë, por edhe vetë mesfushorit, një ofertë të kënaqshme atëherë operacioni i merkatos mund të kryhet me sukses.

Gjithësesi, merkatoja e dimrit do edhe disa javë të mbyllet, kështu që Besiktas e ka të gjithë kohën për të bërë të mundur afrimin e shqiptarit në skuadër. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2015, ora 10:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori