Broja i shënon edhe Arsenalit, Chelsea vijon ecurinë në Kupë
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të 21-vjeçarëve, Armand Broja vazhdon të bëjë atë që di më mirë, të shënojë gola për skuadrën e Chelseaut U18, ekip në të cilin është shndërruar në një lider tashmë.

Në sfidën e vlefshme për Kupën e Anglisë, Chelsea mposhti Arsenalin me rezultatin 2-1, ndërsa Broja shënoi golin e parë për “blutë e Londrës”, duke zhvilluar edhe një 90-minutësh mjaft të mirë.

Broja është pjesë fikse e Shqipërisë U21, ndonëse në muajin nëntor u aktivizua për kuqezinjtë U19, ndërsa shumë shpejt pritet edhe debutimi I tij me ekipin e parë të drejtuar nga Edoardo Reja.
Shtuar më 23/11/2019, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori