Cana i thyen hundën Marchettit, tifozët: E ka paguar Berisha
Pas gëzimit të madh që ndanë mbrëmjen e djeshme pas kualifikimit ndaj Napolit, rifillojnë zënkat në kampin lacial. Një përplasje e pavullnetshme mes Lorik Canës dhe portierit Federico Marchetti ka sjellë një frakturë në hundën e këtij të fundit.

Kjo ka shkaktuar tërbimin e tifozëve, të cilët nuk kanë kursyer ofendimet për kapitenin e Kombëtares kuqezi. Madje ka dhe nga ata që thonë se është paguar nga shqiptari tjetër Etrit Berisha për t’i liruar vendin në formacion.

Pavarësisht se ishte e pavullnetshme përplasja, dashuria që tifozët kanë pasur ndaj Canës të cilin e quajnë "Guerriero" (Luftëtar), tashmë ka marrë fund.

Ky mund të jetë sezoni i fundit i Canës me Lazion. /albeu.com/
Shtuar më 09/04/2015, ora 15:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori