Cana jep zemër: Moment historik për Kombëtaren
Dy ndeshje për mos tu humbur. Nuk është thjesht sllogani për të qëndruar përpara ekranit dhe ndjekur dy sfidat e kombëtares, por ky duket të jetë objektivi i kuqezinjve tanë në prag të impenjimit të dyfishtë në transfertë me Slloveninë dhe Islandën. Fjalë që dalin nga goja e kapitenit Lorik Cana që së bashku me Ansi Agollin premtojnë përkushtim dhe impenjim maksimal.

Mbrojtësi i Lazios, i cili rikthehet në një ndeshje eleminatore pas mungesës ndaj Norvegjisë në qershor në Qemal Stafa, nuk do të ketë në krah Mërgim Mavraj. Cana e kupton rëndësinë e kësaj mungese por shprehet i bindur se kushdo që do të luajë do të jetë në lartësinë e detyrës, pasi forca e kombëtares shqiptare është grupi.

Sllovenia, që është dhe kundërshtari i parë i kuqezinjve, është një ekip me potencial në fazën sulmuese, duke u bazuar shumë tek mesfushorët e avancuar në krah. Njëri prej tyre është dhe Iliçiç, një problem më shumë për mbrojtësit e krahëve tek kuqezinjtë, edhe pse Agolli deklaron që skuadra ka potencialin e duhur për tiu kundërvënë kundërshtarit.

Ndërkohë në fund me grintën e kapitenit, Lorik Cana ka një urim të vecantë për të bërë, një mënyrë origjinale për të karikuar më tej ambientin kuqezi. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2013, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori