Lorik
Cana del kundër marrëveshjes së Kosovës me Serbinë. Kapiteni i kuqezinjve ka reaguar nëpërmjet rrjet-it
social Facebook për të thënë fjalën e tij kundër kësaj marrëveshjeje. Ai ka shprehur shqetësimin e tij duke thënë thënë se po e ndjek seancën e Kuvendit të Kosovës.
"Jam apolitik, por me atë se çfarë po shoh se po bëhet në Kuvendin e Kosovës është diçka që po e rikthen historinë...atë pjesën ku
Trojet Shqiptare u copëtuan dhe "Fuqitë Europiane" këto troje ua falën popujve sllav! Pas çdo lufte e humbje të mijëra jetë njerëzish u dashka që edhe tokat tona të lëshohen! Mos bëni pazar me atë çka është e juaja", ka shkruar ai në rrjetin
social, transmeton Shekulli. /albeu.com/
Shtuar më 24/04/2013,
ora 19:06