Çfarë ndodh nëse Shqipëria merr 3 pikët në tavolinë?
Sot, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë (CAS) pritet të thotë fjalën e saj të fundit në lidhje me ndeshjen Serbi-Shqipëri të 14 tetorit 2014.

Pas disa shtyrjesh, më në fund shqiptarët do të mësojnë nëse do të ketë vërtet drejtësi në lidhje me atë që ndodhi në Beograd, ku kuqezinjtë ranë viktimë e dhunës dhe thirrjeve shoviniste nga ana e tifozëve dhe personelit të sigurisë në stadiumin e Partizanit të Beogradit.

Por me shumë mundësi Shqipëria do të marrë 3 pikët në tavolinë, siç raportojnë edhe disa media daneze, raporton Portali Albeu.

Por çfarë ndodh nëse ekipi i De Biasit merr fitoren në tavolinë?

Aktualisht Shqipëria gjendet në vend të tretë në kuotën e 7 pikëve n; Grupin I, 5 më pak se Portugalia e vendit të parë dhe 3 më pak se Danimarka, por me një ndeshje më pak. Ndërsa Serbia dhe Armenia mbeten shumë pas duke mos patur asnjë shans as për Play Off-in. Pra për herë të parë në histori Kombëtarja kuqezi do të kalonte në fazën Play-Off dhe pse jo të synonte kualifikimin direkt për në Euro 2016, duke parë që ndeshja e rradhës është ndaj Danimarkës dhe me Portugalinë që e mundëm në transfertë luajmë në Shqipëri.

Pa harruar këtu edhe dy ndeshjet me Serbinë në Shkodër dhe me Armeninë në transfertë. Ndeshja kundër serbëve do të jetë më shumë se një ndeshje futbolli, ndërsa armenët nuk do të kenë asnjë objektiv në sfidën kundër kuqezinjëve. /albeu.com/
Shtuar më 10/07/2015, ora 10:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori