Cikalleshi dëmtohet gjatë stërvitjes, humbet sfidat me Kombëtaren
Sulmuesi i Kombëtares Sokol Cikalleshi ka pësuar një dëmtim gjatë seancës së djeshme stervitore.

Gjatë rezonancës së kryer sot rezulton se rikuperimi i tij kërkon deri në 3 javë kohë. Kështu Cikalleshi nuk do mund të luajë dy takimet e ardhshme zyrtare, të vlefshme për eleminatoret e Botërorit "Rusi 2018" kundër Spanjës dhe Italisë.

Ai do të niset nesër drejt klubit të tij për të nisur periudhen e rehabilitimit. /albeu.com/
Shtuar më 04/10/2017, ora 15:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori