Një tifoz shqiptar dhe mbështetës i Granit Xhakës ka postuar në
Facebook një
foto ku shihet duke djegur
flamurin e Serbisë. I riu shqiptar ka etiketuar në
foto edhe shqiptarin e Zvicrës, çka ka irrituar jo pak portalet serbe, të cilat shkruajnë se "
Xhaka na
dogji flamurin".
Duket qartë që Graniti nuk ka gisht në këtë veprim, por serbëve vështirë t'iu mbushet mendja.
Orë më parë
Xhaka ka bërë një postim në
Facebook në mbështetje të Kombëtares shqiptare dhe vëllait të tij Taulantit që është pjesë e saj. /albeu.com/
Shtuar më 14/10/2014,
ora 17:07