Danimarka në alarm, 4 titullarë në "Pit-Stop" (FOTO LAJM)

Lasse Schone - Ajax
Pëlqej
Probleme për trajnerin e Danimarkës, Morten Olsen, para ndeshjes së 11 tetorit ndaj Shqipërisë në “Elbasan Arena”. Sikundër raportojnë mediat daneze, janë të paktën katër lojtarë të formacionit bazë që me shumë gjasa nuk do të udhëtojnë fare drejt Shqipërisë për këtë ndeshje. Shkak janë bërë dëmtimet që këta të fundit kanë marrë në ndeshjet me klubet e tyre.

Bëhet fjalë për dy mesfushorë, një mbrojtës dhe një sulmues.

Ai që shqetëson më shumë teknikun e danezëve është talenti i Ajax Lasse Schone. Ylli i skuadrës së Amsterdamit ka pak shanse, për të mos thënë zero, për të qenë pjesë e kombëtares në përballjen ndaj kuqezinjve. Ky është një lajm i mirë për Gianni De Biasi, nisur nga cilësitë që ka organizatori i lojës së kampionëve të Holandës. Por nuk mbetet pas edhe mesfushori tjetër, Kasper Kusk. Ai luan te Twenten po në Holandë dhe konsiderohet si e ardhmja e Kombëtares daneze, nisur nga fakti që është vetëm 22 vjeç dhe ka luajtur deri tani vetëm 8 ndeshje me skuadrën që drejton Olsen.

Për të ardhur te Jakob Ahlmann, 23 vjeç, mbrojtës energjik i Aalborg. Ky i fundit ka disa javë që mungon në ndeshjet e skuadrës së tij, pasi ka pësuar një dëmtim dhe sipas mediave zor se do të rikuperohet për takimin ndaj kuqezinjve. Në fund është Morten Rasmussen ose i ashtuquajturi me nofkën "Dunkan".

Referuar informacioneve, trajneri Morten Olsen ka nisur që tani të mendojë për zëvendësuesit e tyre, duke shpresuar gjithsesi deri në fund në rikuperimin e mundshëm të ndonjërit, në veçanti të Lasse Schonne. /albeu.com/

Shtuar më 26/09/2014, ora 11:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori