David Cameron letër UEFA-s: Dëno Serbinë!
David Cameron
Anglia i ka provuar thirrjet dhe fyerjet raciste të tifozëve serbë në ndeshjen e futbollit në 17 tetor 2012 në qytetin serb Krusevac. Lojtarët anglezë u fyen gjatë gjithë ndeshjes dhe thirrjet "majmun" për lojtarët me ngjyrë u dëgjuan gjatë këndimit të himnit anglez në stadium ndërsa në përfundim të ndeshjes 1-0 për Anglinë, shpërthyen përleshjet mes tifozëve, lojtarëve dhe stafit.

Federata Angeleze e Futbollit tha se nuk do të lejojë më ekipet e saj të luajnë në Ballkan në të ardhmen ndërsa nga ana e saj Serbia mohoi racizmin duke akuzuar futbollistët miq.

Por e njëjta gjë ndodhi edhe mbrëmjen e së martës në ndeshjes Serbi-Shqipëri, ngjarje që kanë sjellë edhe reagimin e kryeministrit të Britanisë së Madhe, David Cameron

Ai është shprehur i "tmerruar" nga skenat e para në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Për këtë arsye ai i ka dërguar një letër presidentit të UEFA-s Michel Platini ku i kërkon që të dënojë Serbinë për racizëm.

Në letër shkruhet që të merren “sanksione të ashpra” kundër Serbisë për fyerje, dhunë dhe racizëm. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2014, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori