De Biasi: Derisa ka jetë, ka edhe shpresa për "Play Off"
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka lënë të kuptohet qartë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Zvicrën se është pranë rinovimit të kontratës me drejtuesit e FSHF-së, për të mbetur në krye të kuqezinjve edhe edicionin e ardhshëm kualifikues të "Euro 2016". Tekniku italian sqaroi për gazetarët se nuk ka një shifër astronomike të kërkuar prej tij, sikurse është përmendur në disa media, por palët janë pranë akordit përfundimtar, me disa detaje të vogla që mbeten për t’u mbyllur ditët në vijim.

Në lidhje me ndeshjen e së nesërmes mbrëma ndaj Zvicrës, kryesueses së grupit tonë kualifikues, e fundit para tifozëve kuqezinj për këtë fushatë eliminatoresh, italiani theksoi: "Gjendja në ekip është shumë e mirë. Kjo na e shton besimin në vetvete, ndaj do të futemi pa frikë në fushë, kundër Zvicrës. Pavarësisht se luajmë kundër një ekipi të forte, që ka në përbërje të vet 9 lojtarë pjesëmarrës në Champions League, ne do t’i luajmë të gjitha shanset tona".


Trajneri i Kombëtares, De Biasi, lidhur me objektivat e mbetur në lojë, për të cilët luan ekipi që ai drejton, shtoi: "Në cdo ndeshje hyjm për të marrë maksimumin. Këtë gjë do të tentojmë edhe ndaj helvetëve. Duam të përmirësojmë pozicionin në grupin tonë kualifikues. Pastaj, përderisa ka jetë, ka edhe shpresë për play off". /albeu.com/

Shtuar më 10/10/2013, ora 18:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori