De Biasi: I kemi mundësitë për të triumfuar në Islandë
Toka e Shpresës për për kuqezinjtë e Gianni De Biasit dhe aspiratën e një kombi të tillë nuk është as Amerika dhe as Izraeli, por Islanda e largët, aty ku kombëtarja shqiptare mbërritti e përgjegjshme se sfida përballë ishullorëve të Lars Lagerbak të ekzaltuar nga rikuperimi i disavantazhit të tre golave për të barazuar pak ditë më parë ndaj Zvicrës, është kthyer në një udhëkryq vendimtar për fatin e fushatës eleminatore Brazil 2014.

4 orë udhëtim Ljubjanë-Rekjavik, brenda tyre mijëra fragmente në mendjen e misionarëve të ëndrrës kualifikim, disfata me Slloveninë është hedhur pas edhe pse një humbje e tillë është e vështirë për tu pranuar.

"Rikuperimi psikologjik është i vështirë pas një disfate, por kjo skuadër ka forcën e duhur për ta bërë, ashtu siç bëri edhe pas disfatës me Islandën kur fituam me Slloveninë në shtëpi. Për më tepër që vijmë pas një ndeshje ku edhe trajneri kundërshtar e pranoi se i eci mirë dhe ne nuk mundëm të marrim në aspektin e rezultatit atë që dhamë në fushë", është shprehur De Biasi.

De Biasi nuk ka se çfarë të fshehë, luan për gjithçka ose asgjë, me letra të hapura, ashtu siç bën të ditur dhe formacionin që tashmë do të rreshtohet me një tjetër modul 4-4-2, me Canën e Telin të palëvuizshëm përballë Berishës, Dallkun që rikthehet në të djathtë të mbrojtjes Lilën në të majtë, Basha dhe Kaçe opfrojnë këmbë të mira në qendër të mesfushës aty ku Roshi do të jetë sërish në të djathët këtë herë ndoshta më i disiplinuar ndërsa Rama mbetet një kërcënim konstant në të majtë, pesha e sulmit mbi dyshen Salihi-çani këtë herë bashkë që nga minuta e parë në një ndeshje ku kuqezinve ju duhet goli, ju duhet të fitojnë.

"Jemi përgatitur për një ndeshje të vështirë me një kundërshtar të vështirë që vjen me një moral të lartë pas barazimit 4-4 me zvicfrën. Jemi një grup i ekuilibruar me disa skuadra që kanë mundësi për të marrë maksimumin. Ne jemi përgatitur për ti luajtur të gjitha shanset tona", ka vijuar tekniku italian.

Shqipëria përballë shanseve të saj, në Rekjavik temperaturat pritet të jenë më pak se 10 gradë celcius por Laugardalsvollur, do të jetë me të vërtetë vullkan për shpresat e një kombi të tërë në ndjkeje të kombëtares duke kryqzuar gishtat që këtë herë edhe fati të ketë në preferencën e tij ngjyrat kuqezi, në fund të fundit, pas një mbremjeje si ajo e Ljujbjanës zotat e futbollit na e kanë borxh. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 12:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori