De Biasi i kërkon një "nder" Cristiano Ronaldos
Trajneri i Kombëtares shqiptare Gianni De Biasi i dha pikët maksimale Cristiano Ronaldos në garën për çmimin "Topi i Artë". Por tekniku italian shpreson që ylli i Real Madrid të mos i shënojë kuqezinjëve në ndeshjen eleminatore Shqipëri-Portugali, e programuar për në datën 7 shtator 2015 në "Elbasan Arena".

"Votova Cristiano Ronaldon për "Topin e Artë" sepse ai ka luajtur në mënyrë të mahnitshme sezonin e shkuar. Ishte fantastik. Por, shpresoj që ai të mos shënojë gol ndaj Shqipërisë", ka thënë De Biasi në një prononcim për mediat në vend.

Ashtu si trajneri, edhe kapiteni i Kombëtares Lorik Cana i dha Ronaldos pikët maksimale. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori