"De Biasi, jemi me ty"
Çështja e trajnerit mbyllet këtë muaj. Lajmin e konfirmon vetë presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pas një takimi me trajnerin Gianni De Biasi në aeroportin e Rejkjavikut, tashmë topi ka kaluar tek italiani. Duka e ka bërë ofertën për rinovimin dhe, brenda shtatorit, trajneri duhet të japë një përgjigje përfundimtare.

Por në një kohë kur tekniku italian nuk e ka thënë ende fjalën e tij të fundit, vjen edhe reagimi i tifogrupit "Tifozat Kuq e Zi", të cilët nëpërmjet faqes së tyre në Facebook kanë shprehur mbështetjen ndaj De Biasit dhe kanë kërkuar që ai të vazhdojë të jetë trajneri i Kombëtares shqiptare duke i kërkuar FSHF-së të rinovojë kontratën me të. /albeu.com/



Deklarata e plotë e TKZ:

"Të nderuar bashkëkombas dhe tifozë të Kombëtares,

Pas gati 2 viteve dramë dhe emocion, edhe këtij sezoni eliminator po i vie fundi. Kanë mbetur edhe 2 ndeshje të fundit për te permbyllur një sezon ku shpresa për kualifikim filloj të shuhet vetem në 2 ndeshjet e fundit të Shtatorit.

Dëshirojmë që me këtë letër, të tregojmë që Tifozat Kuq e Zi gjatë gjithë këtij rrugëtimi bashkë me Kombëtaren kemi qenë nëpër të gjitha ndeshjet, qoftë brenda ose jashtë atdheut. Në shumicën prej tyre kemi qenë edhe më të shumtë në numër dhe më të zëshëm sesa vendasit, duke bërë që lojtarë tanë të ndiheshin sikur luanin në shtëpi. Qytete si Lucerni, Oslo, Lubjana e Rejkjaviku i beme te flasim shqip, dhe jemi krenar për këtë pavarësisht rezultateve që kemi marrë.

Ne ja kemi dhënë besën Kombëtares që do ta përkrahim në fitore e humbje, në ditë të mira e të këqija dhe kështu do të veprojmë gjithnjë, derisa të ekzistoj emri Shqipëri.

Humbjet dhembin madje shumë për secilin prej nesh, por asnjëherë nuk na lëkundin besimin dhe dashurinë për Kombëtaren.

Pavarësisht kësaj, Tifozat Kuq e Zi i bëjnë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit që të rinovoj kontratën me trajnerin Xhani De Biazi, sepse ne besojmë në projektin e tij.

Jemi dëshmitarë të renditjes rekorde të FIFA-s dhe të afrimit të talentëvë në numër poashtu tejet të madh (rreth 40), çka na bënë se projekti De Biazi është për periudhë afatgjate, dhe Tifozat Kuq e Zi e përkrahin vazhdimin e projektit të trajnerit, duke i dhënë mbështetje morale".
Shtuar më 12/09/2013, ora 16:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori