De Biasi me “dhimbje koke”, 8 mungesa sot në miqësoren ndaj Katarit
Pëlqej
Sot pasdite Shqipëria zbret në fushë në Hartberg të Austrisë, ku do të luajë miqësoren e parafundit para Euro 2016, kundër Katarit.
Formacioni i kuqezinjve pritet të ketë shumë mungesa për arsye të ndryshme. Kështu, Ergys Kaçe, Ledian Memushaj, Burim Kukeli e Frederik Veseli janë ende me klubet përkatës.

Gjithashtu, Ansi Agolli sapo është bashkuar me skuadrën dhe vjen nga një muaj shumë i lodhshëm me Karabakun, ku pak ditë më parë fitoi edhe kupën, pas 120 minutash.

Edhe Amir Abrashi e Taulant Xhaka do të mungojnë në mesfushë, për dëmtime, ndërsa Lorik Cana pritet ta bëjë pushim.
Shtuar më 29/05/2016, ora 10:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori