Trajneri i Kombëtares sonë, Gianni De
Biasi ka vendosur që miqësoren e sotme të Kombëtares shqiptare ndaj Gjeorgjisë të bëjë disa ndryshime në formacion.
Strategu italian kërkon të eksperimentojë sa më shumë duke qenë , se është në përgatitjet për Euro 2016. Nga stërvitjet e fundit të ekipit, lihet të kuptohet se do të ketë edhe hapësirë për më të rinjtë, ndërkohë që është parashikuar që të kalohet në
vendosjen 4-4-2, dhe jo 3-5-1 që u luajt ndaj Kosovës, raporton Albeu.
Miqësorja e sotme do të luhet në Qemal Stafa në orën 20:00. Një rikthim në këtë stadium, teksa me shumë mundësi do të jetë edhe e fundit, para ndërtimit të impiantit të ri./albeu.com/
Shtuar më 16/11/2015,
ora 10:02