De Biasi nga karantina: Shqipëria ka diamante
Gianni de Biasi, ish trajneri i Kombëtares shqiptare, është ndalur këtë herë duke folur për situatën që po përjeton Italia dhe jo vetëm, beteja me Covid-19, si mund të dilet nga kjo situatë dhe çfarë duhet të bëjë futbolli për të kaluar këtë moment dramatik.

Si gjithnjë, në çdo intervistë që jep për mediat italiane, nuk mungon as një koment për Shqipërinë, talentet kuqezi:

"Futboll do të ketë, para dhe pas coronavirus. Në këto momente kush është i detyruar të marrë vendime nuk ka një “patate” te lehtë për të administruar. Gjëja më e rëndësishme është të vendosim në siguri popullatën dhe të mos rrezikojmë lojtarët, janë njerëz si ne. Kjo është një luftë që e nisëm keq. Unë mendoj se gjëja më e rëndësishme është të kuptojmë nëse hipotezat e rimëkëmbjes të Federatës Italiane janë të besueshme me realitetin e fakteve. Vetëm nëse e kuptoni nëse kurba e ngjitjes mund të ndalet, do të jeni në gjendje të kuptoni se si të filloni përsëri, qartë që nuk është përparësi tani."

Duke lënë pas Covid-19, De Biasi u ndal duke folur për Shqipërinë, talentet që po lind në këtë vend, por u ndal dhe tek lojtar në veçanti, Tomas Strakosha:

"Ishte e vështirë të thuhej se çfarë kapërcimi cilësor mund të bëjë Shqipëria. Në këtë moment ai vend është një prodhues i mirë në atë pjesë. Shkolla Ballkanike vazhdon të prodhojë lojtarë me cilësi të shkëlqyera. Shqipëria po rritet dhe është e lehtë të gjesh diamante në mesin e talenteve të rinj.

"Strakosha? "Lacio po tregon se mund të përfitojë shumë nga lojtarët që ka. Inzaghi po bën një punë vërtet të shkëlqyer. Strakosha është një lojtar me karakter të shkëlqyer dhe disiplinë të madhe, i ndihmuar nga familja që ai ka. Babai i tij ishte portier i kombëtares shqiptare. Është një portier që ka ende hapësirë për përmirësim. Mbase duhet të përmirësohet në disa aspekte jashtë portës, por mendoj se tani është përfundimisht në mesin e pesë portierëve më të mirë në Serie A", u shpreh De Biasi për Radio24.
Shtuar më 18/03/2020, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori