DETAJET/ Si u arrestua Alban Hoxha?
Pëlqej
Portieri i Partizanit dhe i kombëtares shqiptare, Alban Hoxha, është arrestuar dje nga Policia e Tiranës.

Arrestimi i tij erdhi për shkak se kapiteni i Partizanit, drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur në rrugën “George W. Bush”, në Tiranë.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se nga matja e nivelit të alkoolit me aparaturën “Drager”, ka rezultuar se portieri i Partizanit e kishte “shkelur” shumë me pijet alkoolike.

Niveli i alkoolit, në të dy provat me test, ka rezultuar 0.52 miligramë për litër.

E thënë ndryshe 0.22 miligramë për litër më shumë sesa niveli maksimal i lejuar për të drejtuar makinën, që është 0.30 miligramë për litër.

Gjatë arrestimi kapiteni i Partizanit mësohet se nuk ka bërë rezistencë edhe pse në fillim kishte deklaruar se nuk kishte konsumuar alkool.

Pas këtij arrestimi, Hoxhës do ti duhet të qëndrojë në dhomate paraburgimit der në një moment kur të vendoset për të dalë para Gjykatës në mënyrë që të njihet me masën e sigurisë. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2018, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori