Duka-De Biasi, ja prapaskena e marrëveshjes
G. de Biasi - A. Duka
Marrëveshja mes Armand Dukës dhe Gianni De Biasit për rinovimin ishte vulosur që në mëngjesin e 16 tetorit, pas mbërritjes në Qipro. Trajneri italian, presidenti i FSHF-së Duka dhe sekretari Ilir Shulku patën bërë një bisedë të shkurtër në aeroportin "Nënë Tereza". "Dëshiroj të qëndrosh dhe ua kam bërë të qartë këtë gjë. Tani vendimi ju takon juve mister", raportohet t’i ketë thënë Duka De Biasit. Ky i fundit ndërkaq i është përgjigjur menjëherë: "Jam gati të firmos me kushtet për të cilat është biseduar. Qëllimi im është që të çoj në fund një projekt. Nëse doni, firmosim sot", shkruan Panorama-Sport.

SHTYRJA>/B> Gianni De Biasi nuk firmosi të mërkurën e kaluar, pasi kreu i FSHF-së Duka kishte pasur një problem familjar. Ai i kishte telefonuar italiani dhe i kishte bërë me dije se nuk kishte asnjë ndryshim "kursi", porse ndodhej në një situatë emergjente që kishte të bënte me çështje të tij personale. Ishte Duka ai që kishte hedhur idenë e takimit në Milano. "Do jem në Milano javën tjetër për motive të miat. Nëse dëshiron, takohemi edhe aty", i ka thënë Duka De Biasit, i cili nuk kishte kundërshtuar.

MARREVESHJA Në takimin final të dielën në Milano, mësohet se ka qenë De Biasi me agjentin e tij dhe Duka. Nuk është folur thuajse fare për detajet e kontratës (pasi ishin përcaktuar shumë ditë më parë), por kanë nisur diskutime rreth dy ndeshjeve vendimtare që humbi Shqipëria kundër Sllovenisë dhe Islandës. "Mëkat i madh që nuk morëm asnjë pikë. Nëse nuk do ishim mundur në Slloveni, mund të mos e kishim kapur vendin e dytë, por do kishim tjetër atmosferë…". Kjo ka qenë pak a shumë biseda mes trajnerit dhe presidentit, ndërkohë që është diskutuar edhe për lojtarët. Ata që pritet të afrohen në të ardhmen dhe ata që pritet të largohen. Në diskutim e sipër, Duka nuk ka harruar t’i përmendë sërish De Biasit se vullneti i tij ka qenë shumë kohë përpara që italiani të rinovonte. Në këtë mënyrë presidenti i FSHF-së i ka kujtuar De Biazit një letër vlerësimi për kontributin e dhënë, edhe pse Shqipëria sapo kishte humbur kundër Islandës.


SHTYHET PREZANTIMI PËR NESËR
Ishte programuar që De Biasi dhe Duka të dilnin sot në konferencë pas arritjes së marrëveshjes për të vazhduar bashkëpunimin, por plani ka ndryshuar. Tekniku italian ka kërkuar të shohë nga afër ndeshjen e Shqipërisë U-17 sot kundër Finlandës në Korçë, ndaj ka vendosur ta spostojë ditën e konferencës duke e shtyrë për nesër në orën 10:00. /albeu.com/


Shtuar më 23/10/2013, ora 11:54
ton koni
e Mërkurë 23 Tetor 2013, Ora 20:03
De biazi ke bere gjene e duhur. Do te mbahesh mend gjate ne shqiperi
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori