Duka: Dua të komplimentoj ekipin, merituan më shumë
Pëlqej
Transferta e Strumicës nuk ishte e thjeshtë për Shqipërinë, për shkak të udhëtimit të gjatë drejt kësaj transferte por në fund gjithcka u mbyll në paqe, jo vetëm në fushë, me sfidën Maqedoni-Shqipëri që rezultoi e paqtë në shumë aspekte duke mos prodhuar asnjë lloj incidenti dhe këtë e pranoi në një intervistë për Supersport dhe presidenti i FSHF, Armand Duka.

“Nga pikëpamja orgazative nuk pati asnjë problem përvec udhëtimit të vështirë nga Shqipëria, pasi më lehtë mund të udhëtosh drejt Spanjës sesa në Strumicë dhe kjo mund të ketë ndikuar te ana fizike e futbollistëve.”

Numëri 1 i FSHF u tregua realist dhe për rezultatin duke pranuar se 1-1 ishte rezultati më i drejtë.

“Dua ta komplimentoj ekipin për atë që dha në fushë dhe të jemi realistë nuk mendoj se meritojmë më tepër se një pikë për atë që dhamë në fushë. Barazimi duhet të jetë një rezultat i kënaqëshëm. Objektivi ishte të sigurojmë vendin e 3-të dhe besoj se e kemi siguruar.”

Një vend i tretë që mund të vlejë jo pak dhe për të ardhmen sidomos për eliminatoret e Europianit.

“Pozicioni që kemi në renditje duhet t’i japë pak më tepër forcë ekipit për eliminatoret e Euro 2020.”
Shtuar më 06/09/2017, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori