Duka: Liechtenstein luajti duke u mbrojtur, kjo na bën krenar
Pëlqej
Presidenti Duka foli dje pas ndeshje sëfituar nga Kombëtarja jonë me rezultatin e pastër 2-0. Ai u ndie i lumtur për tre pikshin dhe fitoren e merituar. Ai gjithashtu foli dhe për trasfertën e 5 Shtatorit në Maqedoni. Duel që e cilëson vetëm ndeshjen e radhës, duke preferuar që të gjithë ta shohin brenda kornizave të lojës dhe për të cilën beson se Shqipëria do të marrë rezultat pozitiv.

"Duhet të jemi të kënaqur me kaq sa bëm. Asnjë kundërshtar nuk është i lehtë, por nëse ke mundësi të shënosh më tepër përse jo. Por, në shtator, kur lojtarët vijnë nga lodhja e përgatitjeve dhe kur kundërshtari luan shumë mbrapa, në përgjithësi duhet të jemi të kënaqur me këtë që kemi arritur. Për të qenë i sinqertë, do të doja pak më tepër agresivitet në minutat e para. Por, kur përfundimi është pozitiv nuk ke çfarë të thuash më tepër.

Në Maqedoni na pret ndeshja e radhës, një ndeshje si të gjithë të tjerat, me të cilën duhet të bëjmë maksimumin për të marrë tre pikë. Skuadra do të shkojë për të luajtur futboll dhe nuk dua të mendoj asnjë diskutim tjetër, përse ndeshja luhet në Strumicë, apo diskutime të tifozëve. Nëse skuadra do të hyjë në mënyrë profesionale dhe do të japë maksimumin jam i sigurt që skuadra do të kthehet me rezultat pozitiv." përfundoi kreu i FSHF-së. /albeu.com/


Shtuar më 03/09/2017, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori