Dy ekipe zvicerane kërkojnë huazimin e Naser Alijit
Një tjetë futbollist i Kombëtares shqiptare është duke vendosur për të ardhmen e tij. Bëhet fjalë për të riun nga Kumanova, Naser Aliji, i cili pritet të grumbullohet nga Gianni De Biasi për sfidat e ardhshme. Aktualisht ai është pjesë e Basel, por kërkon një destinacion të ri për të gjetur më shumë hapësira.

Sipas të përditshmes zvicerane "Blick", mbrojtësi 21-vjeçar mund të huazohet te Vaduz, por në këtë garë qëndron edhe ish skuadra e Ermir Lenjanit, St. Gallen.

Vendimin përfundimtar do ta marrë vetë futbollisti që gjithsesi, në fund të sezonit do të rikthehet te Baseli për të synuar vendin e titullarit.

Naser Aliji është rritur si futbollist në radhët e Baselit dhe në vitin 2013 u bë pjesë e skuadrës së parë. Ai numëron 14 ndeshje dhe 1 gol të shënuar me skuadrën ku aktivizohen edhe dy shqiptarët e tjerë Shkëlzen Gashi e Taulant Xhaka. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2015, ora 11:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori