Edgar Çani pranë Leeds United
Bari, Varese, Latina dhe tanimë edhe Leeds United. Emri i Edgar Çanit është gjithnjë në qendër të merkatos italiane dhe jo vetëm. Së fundmi, duke iu referuar medias angleze "yorkshireeveningpost.co.uk", sulmuesi i Kombëtares shqiptare është kërkuar nga Leeds, president i së cilës është ish presidenti i Cagliarit në Serie A, Massimo Cellino.

Ai ka udhëzuar zyrtarët e klubit anglez që të marrin të gjitha informacionet e nevojshme mbi mundësinë e afrimit të Çanit te kjo skuadër.

Sipas mediave, drejtori sportiv i kësaj skuadre, Nicola Salerno, është duke punuar intensivisht që ta transferojë sulmuesin shqiptar në Championship. /albeu.com/

Shtuar më 16/01/2015, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori