Edy Reya rikthen lojtarin e Superiores në Kombëtare
Shqipëria pritet të nisë grumbullimin për ndeshjet me Islandën dhe Moldavinë, ndërkohë që kuqezinjtë do të stërviten fillimisht në Durrës dhe më pas do të zhvendosen drejt Gjermanisë. Grupi do të jetë i cunguar, por do të plotësohet edhe me lojtarë të Shqipërisë U21, të cilët do vëzhgohen nga trajneri Edy Reya gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, veç 9 emrave që ishin zbuluar ditë më parë, tashmë Supersport raporton se nga Superiorja do të jetë i grumbulluar edhe Bruno Telushi. Ky i fundit ka qenë pjesë e kombëtares edhe në të shkuarën. Titulli kampin te Partizani dhe paraqitjet e tij kanë bindur edhe Rejën ta hedhë një sy edhe nga vlonjati.

Grumbullimi prej datës 20 maj: Kastriot Dermaku (Kozenca), Enea Mihaj (Panetolikos), Marash Kumbulla (Hellas Verona), Mërgim Mavraj (Ingolshtad), Ergys Kaçe (Panathinaikos), Amir Abrashi (Frajburg), Migjen Basha (Aris), Emanuele Ndoj (Breshia), Eros Grezda (Rejnxhërs), Bruno Telushi (Partizani). /albeu.com/
Shtuar më 20/05/2019, ora 16:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori