Elseid Hysaj si Maradona, ja pse (FOTO LAJM)

NAPOLI 1989-90 (kampion dimri ne Serie A)
Fitorja e arritur pasditen e djeshme me rezultatin 1-5 ndaj Frosinones, e shpalli Napolin kampion të dimrit në Itali. Mediat italiane shkruajnë se, ky rezultat nuk ishte arritur që në kohën e Diego Armando Maradonës, një legjendë e kësaj skuadre i njohur në mbarë botën.

"Skuadra e Napolit u rendit në krye në sezonin e parë në kampionatin e viteve 1989-90. Në fund të këtij kampionati, Napoli u shpall edhe fitues në Serie A", shkruan "Corriere dello Sport".

Pjesë e rëndesishme e këtij Napoli ka qenë edhe mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj. Ky i fundit shpesh herë është vlerësuar si një nga futbollistët më të mirë të skuadrës nga shtypi italian. Në takimin e fundit, Hysaj vuri në vështirësi edhe skuadrën kundërshtare me gjuajtjet e tij jashtë zone.

Aktualisht Napoli kryeson Serinë A me 41 pikë, i ndjekur në vend të dytë nga Interi me 39 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2016, ora 13:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori