EMRAT/ Panucci u shkarkua, por kush do e drejtojë Kombëtaren?
Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Christian Panucci.

Kjo lëvizje ka ardhur pas humbjes kundër Turqisë mbrëmjen e djeshme me rezultat 0-2.

Me anë të një njoftimi zyrtarë FSHF falenderon Panuccin dhe i uron suksese në vazhdim e karrierës.

Gjithashtu FSHF ka njoftuar se në ndeshjen me e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë Kombëtarja do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual./albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori