Ëndrra vazhdon por ... vështirë! (VIDEO)
Shqipëria është dorëzuar. Në takimin e të martës mbrëma në Rikjavik, Kombëtarja Kuq e Zi është mposhtur nga ISlanda me rezultat 2-1, duke i dhënë kështu fund ëndrrës për t'u kualifikuar në Botërorin Brazil 2014.

Të parët kanë shënuar kuqzinjtë, që në minutën e 9-të përmes Valdet Ramës por i menjëhershëm ka qenë reagimi.

Birkir Bjarnason ka barazuar në minutën e 14-të ndërsa në minutat e para të pjesës së dytë, Kolbeinn Sigthorsson (47') ka shënuar edhe golin e epërsisë, 2-1.

Ndryshe nga ndeshja e disa ditëve më parë me Slloveninë ku Kombëtarja tregoi lojë të shkëlqyer, sonte Kombëtarja jonë nuk ka arritur të tregojë diçka të veçantë.

Për të siguruar ‘play-offin’, Shqipëria duhet t’i fitojë të dyja ndeshjet e mbetura (ndaj Zvicrës dhe Qipros) dhe të presë gabimin e Islandës dhe Sllovenisë.

Ndërkohë, Zvicra përforcoi pozitat në krye të grupit E, pasi fitoi pastër 2-0 në stadiumin Uleval të Oslos, duke shlyer gabimin që bëri në fushën e saj ndaj Islandës me të cilën barazoi 4-4. Heroi i helvetëve në këtë sfidë ishte futbollisti i PSV Aindhoven Shar, i cili i realizoi të dy golat e këtij ën 90 minutëshi. Fillimisht mbrojtësi 21-vjecar shënoi në minutën e 12, ndërsa vulosi takimin në të 51-të pas një goditje starndarde. Formacionit të Otmar Hitcfeld, që tashmë ndodhet në kuotën e 18 pikëve, do t’i mjaftojë një barazim me Shqipërinë për të siguruar kualifikimin direkt në Brazil 2014.

Ja golat e Zvicrës:


Në garë për vendin e dytë në Grupin E është përfshirë edhe Sllovenia, që mposhti 2-0 në Nikosia Qipron. Skuadra e Katanec kaloi në epërsi në minutën e 12 me sulmuesin veteran Novakovic, ndërsa në 80 Birsa vulosi suksesin e merituar të sllovenëve, që do të kërkojnë maksimumin në dy sfidat e mbetura me Norvegjinë dhe Zvicrën, për të shpresuar për një vend në fazën play-off. /albeu.com/

Më poshtë rënditja në grup dhe pikët:

1. Zvicra 18
2. Islanda 13
3. Sllovenia 12
4. Norvegjia 11
5. Shqipëria 10
6. Qipro 4
Shtuar më 10/09/2013, ora 23:55
albison ademaj
e Mërkurë 11 Shtator 2013, Ora 00:08
cfar enderre ... ke humb ndeshjet me kombetare me te dobeta 6 pik me islanden 3 pik me slovenin me mir eshte me te .... se me te mund kto kombetare
albison ademaj
e Mërkurë 11 Shtator 2013, Ora 00:10
jo beni zgjedhjen tani se kto komente nuk i postoni legena
Kastrioti
e Mërkurë 11 Shtator 2013, Ora 01:08
Duhet ba nji peticion online: Duka ik nga Federata !!!!
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori