Ergys Kaçe drejt Serie A
Pas zhurmës së madhe që eksponentët e "Agimit të Artë" bënë në lidhje me foton e talentit të Kombëtares shqiptare Ergys Kaçes, mediat greke kanë dalë në konkluzionin se lojtari është thuajse i larguar nga skuadra e tij aktuale, PAOK. Ai ka një kontratë 5-vjeçare me klubin nga Selaniku, me një klauzolë 5 milionë euro për çdo ekip tjetër që kërkon ta blejë.

Dje, burime pranë PAOK-ut bënin me dije se drejtuesit, duke parë situatën, janë gati ta lënë të largohet që në janar të 2014-s për jo më shumë se 1 milion euro. Për të, sipas të dhënave, ka interesim nga klube në Serie A të Italisë dhe shifra që kërkon klubi grek është e përballueshme për pjesën më të madhe të klubeve italiane.

Por, duhet thënë se për shkak të problematikës së krijuar, nga Greqia është larguar drejt Italisë edhe familja e Ergys Kaçes, ndaj me gjasë ky largim do të jetë përfundimtar. /albeu.com/


Shtuar më 13/09/2013, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori