Ermir Lenjani, Stuttgart në pole-position
Emir Lenjani mbetet ende një çështje e pazgjidhur e merkatos kuqezi. Futbollisti 24-vjeçar i Saint Gallen, kërkohet nga disa ekipe europiane, por në pole Position mbetet Shutgarti në Bundesligë. Trajneri i sapoemëruar Huub Stevens, sheh te Lenjani lojtarin ideal për krahun e majtë, ndërkohë që për objektivin mbijetesë synon përforcime edhe në pozicione të tjera.


Futbollisti i Kombëtares ka vizituar ditët e fundit Kosovën, ku ka qenë protagonist në aktivitete bamirësie, dhe është në pritje të zhvillimeve të fundit në merkato. Vijimi i karrierës te Saint Gallen duket i pamundur, pasi te skuadra zvicerane ka humbur vendin e titullarit për shkak të marrëdhënieve jo fort të mira me klubin.

Lenjani është pjesë e përfaqësueses shqiptare që në viti 2013, teksa është aktivizuar në 7 ndeshje dhe ka shënuar 1 gol nën urdhrat e Gianni de Biasit. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2014, ora 13:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori