Eros Grezda shihet si "shpresa" e Rangers
Sulmuesi shqiptar, Eros Grezda bëri bujë të madhe në debutimin e tij te gjiganti skocez Rangers.

Edhe pse debutimi i tij në Ligën Premier të Skocisë javën e kaluar nuk ishte më i miri i mundshëm për shkak të gjendjes jo të mirë fizike, Grezda shihet si "shpresa" e klubit skocez.

Tashmë sipas asaj që raportohet në mediat skoceze, mësohet se Grezda është rikuperuar dhe trajneri, teven Gerrard do ta inkuadrojë që nga minuta e parë të dielën kundër St Johnstone.

Kujtojmë që Gerrard e ka lavdëruar jashtëzakonisht shumë Grezdën dhe ka qenë njeriu kryesor që insistoi për transferimin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 22/09/2018, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori