Etrit Berisha nis aventurën me Lazion
Edhe pse mediat italiane e konsiderojnë ende të pambyllur transferimin e Etrit Berishës te Lazio, gardiani i kombëtares shqiptare është paraqitur në qendrën stërvitore të "Formellos" duke nisur aventurën me skuadrën bardhekaltër. I pandikuar nga konflikti në distancë me Chievo Veronan që e cilëson kalimin e tij nga Kalmari te Lazio si të parregullt, numri 1 i portës kuqezi është shfaqur në humor përpara kamerave dhe gazetarëve në hyrjen e klinikës Paidea ku kryejnë kontrollet të gjithë lojtarët bardhekaltër.

I shoqëruar nga shefi i skuadrës, Maurizio Manzini berisha hyri në ambientet e klinikës nga ku do të marrë edhe ok për t’u vendosur nën urdhrat e trajnerit Vladimir Petkovic. Si për ironi të fatit, shtatlarti shqiptar do të ulet në stol pikërisht gjatë ndeshjes kundër Chievo Veronas në përballjen e së dielës në stadiumin "Olimpico".

Etrit Berisha nënshkroi një kontratë 3 vjeçare me skuadrën e Lazios, duke hedhur pas krahëve eksperiencën 5 vjeçare me Kalmarin ku u bë i njohur në arenën ndërkombëtare. /albeu.com/
Shtuar më 14/09/2013, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori