"Euro 2016", De Biasi humbet Roshin
Pëlqej
Lajm jo i mirë për Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve eliminatore të Euro 2016 me Danimarkën dhe Serbinë. Trajneri Gianni De Biasi nuk do të ketë të gatshëm për këtë sfidë, Odise Roshin, i cili u dëmtua me skuadrën e tij të FSV Frankfurt në ndeshjen e kësaj fundjave me St.Paulin.

Futbollisti fierak ka pësuar një dëmtim në muskulin e këmbës së djathtë dhe këtë të hënë i është nënshtruar dhe një rezonance magnetike, e cila ka evidentuar problemin e tij muskulor.

Sipas mjekur të ekipit të Bundesliga II, Uwe Stoever, Roshi mund të jetë gati për t’u rikthyer në fushë vetëm pas pauzës së përfaqësueseve duke nënkuptuar se mesfushori, që dha asistin e golit të Balës në Portugali, nuk do të jetë i gatshëm për dy ndeshjet me Danimarkën më 11 tetor dhe Serbinë më 14 tetor. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori