"Euro 2016″, ja kalendari i plotë i Shqipërisë
Portugalia, Serbia, Danimarka, Armenia janë kundërshtarët e Shqipërisë, që shorti i hedhur dje në Nice të Francës e ka pozicionuar në Grupin I, me 5 skuadra. Grup shumë i vështirë dhe sigurisht që në qëndër të vëmëndjes do jetë sfida më Serbinë (më 14 tetor 2014 luhet në Beograd, ndërsa më 8 tetor 2015 në Elbasan), çka do të jetë më shumë se një ndeshje futbolli. Një derbi ku nuk do të kenë shumë rëndësi kualitetet e skuadrave.

Na bashkohet një Danimarkë në formë jo shumë të mirë eliminatoret e kaluara, por me potencial dhe që na e ka treguar vendin nëëkuarë e afërt. Armenia është një nga skuadrate forta, një surprizë e kualifikueseve të Botërorit 2014, kur mposhti 4-0 Danimarkën, e cila udhëhiqet nga lojtari i Borussia Dortmund, Mkhitaryan. Por pika e dobët e Armenisë ishin ndeshjet në shtëpi, ku fitoi vetëm 1 ndeshje dhe humbi plot 4 të tilla për kualifikueset e "Brazil 2014″, edhe me Maltën, çka i kushtoi kualifikimin në Botëror.

Kujtojmë që për "Euro 2016″ do të shtohen skuadrat pjesmarrëse, pasi dy vendet e para në grup do të kualifikohen direkt, ndërsa vendet e treta do të luajnë mes njëra-tjetrën për të nxjerrë ekipet e tjera të kualifikuara. Kualifikimi duket i vështirë për ne.

Franca, e cila do ta presë këtë Europian, nuk mori pjesë në short, pasi është vendi organizator, por do t’i bashkohet grupit të fundit me pesë skuadra, ku bën pjesë edhe Shqipëria, dhe do të zhvillojë normalisht ndeshje me këto skuadra, sikur të luante kualifikimet normale, paçka se ato takime do të konsiderohen si miqësore. /albeu.com/


Kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë

7 shtator 2014: Portugali – Shqipëri 20:45
11 tetor 2014 : Shqipëri- Danimarkë 20:45
14 tetor 2014 : Serbi – Shqipëri 20:45
29 mars 2015 : Shqipëri – Armeni 18:00
4 shtator 2015 : Danimarkë- Shqipëri 20:45
7 shtator 2015 : Shqipëri – Portugali 20:45
8 tetor 2015 : Shqipëri – Serbi 20:45
11 tetor 2015 : Armeni- Shqipëri 18:00
Shtuar më 24/02/2014, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori